Për herë të dytë është shtyrë seanca paraprake për ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se shkak është bërë mosparaqitje e avokatëve, pasi vazhdon ende bojkoti i seancave pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja.
Seanca e radhës u caktua më datë 21 tetor në orën 09:00, ku edhe do të vendoset nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë, do te kalojë apo jo për gjykim.





