Vëmendja tani është e spostuar në Leskovac, aty ku Shqipëria do të përballet me Serbinë me 11 tetor, në kuadër të Kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të premte, një ditë para ndeshjes.
“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por jo është më e rëndësishmja. Nëse fitojmë, ndeshja ndaj Andorras do jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme, siç e pamë edhe në Tiranë. Besoj se do jetë ndeshje e bukur”– tha ai.





