Nejmar e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij me ekipin kombëtar brazilian. Pas fitores 4-2 të Santos ndaj UCV në fazën eliminatore të Copa Sudamericana, numri 10 foli për të ardhmen e tij me Seleçaon, duke lënë të kuptohet se nuk do ta veshë më kurrë fanellën e kombëtares. Komentet erdhën në përgjigje të komenteve të Lukas Mouras.
Mesfushori i Sao Paulo, i intervistuar nga Esporte Record, kishte pranuar se ende shpresonte ta shihte Nekmarin të luante në Kupën e Botës 2030. Sulmuesi i Santos, megjithatë shuajti çdo entuziazëm me një përgjigje të prerë:
“E falënderoj, por kjo nuk do të ndodhë. Koha ime me ekipin kombëtar ka mbaruar tashmë.Ndërsa mbylli derën për një rikthim të mundshëm, Nejmar shprehu mirënjohjen e tij për kohën e tij me Brazilin:
“Jam shumë mirënjohës për gjithçka që përjetova duke veshur fanellën e Seleçaos dhe do t’i mbaj këto kujtime me vete përgjithmonë.”
Fjalët e asit brazilian duket se shënojnë kështu fundin e aventurës së tij të gjatë me ekipin kombëtar, për të cilin ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe me të cilin luajti në katër Kupa Bote, duke u bërë një nga simbolet e futbollit brazilian gjatë dekadës së fundit.





