Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përgjatë një deklarate në kuvendin izraelit theksoi se ushtria amerikane është më e madhja në botë.
Ai tha se SHBA përgjatë mandatit që po qeveris Trump, ka zgjidhur 8 luftëra brenda 8 muajve.
“Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes.
Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes.
Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë. Mendoj se kemi zgjidhur 8 luftëra në 8 muaj, duke e mospërfshirë edhe këtë, janë 8 luftëra që janë zgjidhur nga unë, tani që pengjet janë rikthyer në shtëpi. Hillary Clinton tha në debat se ai do të hyjë në luftë me të gjithë se ai ka personalitet për të hyrë në luftë, por unë kam personalitet për t’i dhënë fund luftërave.
Por edhe ndryshimi i emrit të Ministrisë së Mbrojtjes nuk do të thotë se do të shkojmë në luftë, por në do ta fitojmë atë luftë. Siç e ka thënë edhe kryeministri izraelit, është diçka për forcën. SHBA ka ushtrinë më të fortë dhe më të madhe në botë, kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar, shpresoj të mos i përdorim.
Bibi më telefononte disa herë dhe më kërkonte armë, këtë armë e atë armë që unë s’i kisha dëgjuar kurrë, por duhen përdorur mirë. Por ju u bëtë më të fortë dhe më të fuqishëm dhe kjo çoi në paqe. Të mos harrojmë që ky tmerr filloi 2 vite më parë në një kohë feste kur mijëra qytetarë izraelitë u sulmuan në mënyrë të tmerrshme. Mizoria e 7 tetori 2022 goditi shpirtin e njerëzimit. SHBA qëndroi me ju.” tha Trump.





