Presidenti Donald Trump, deklaroi se i ka dhënë fund programit bërthamor të Iranit, ndërsa i bëri thirrje këtij shteti që t’i japë fund armiqësisë dhe të mendojë për paqen.

Nga parlamenti izraelit, Trump tha se marrëveshja me Iranin më herët, rezultoi të ishte katastrofike.

“Po të ishte Biden, ai s’do të ishte këtu të fliste. Dhe s’dinte të fliste. Kjo që ndodhi sot, mund të kishte ndodhur dhe vite më parë. Në SHBA kishte shumë urrejtje për Izraelin. Bibi Netanyahu punoi shumë. Foli dhe me Biden, por pa rezultat. Ata zgjodhën Iranin. Kjo ishte periudhë e keqe. Marrëveshja rezultoi të ishte katastrofë. As SHBA, as populli i Iranit s’do që të jetë në luftë. S’duam që të flasim për shkatërrime bërthamore. Irani duhet t’i japë fund luftës, mos të ndihmojë terroristët. Jam krenar që jam mik i Izraelit.”, tha ai.