Rusia i është përgjigjur paralajmërimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili deklaroi dje se mungesa e benzinës por tregon se ekonomia ruse po shkon drejt kolapsit.

Trump shprehu të martën zhgënjimin e tij me Presidentin Vladimir Putin, për të cilin ai tha se nuk është i gatshëm t’i japë fund konfliktit në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se ekziston një furnizim i qëndrueshëm me benzinë në tregun e brendshëm në Rusi.

“Ne kemi një furnizim të qëndrueshëm në tregun vendas, nuk shohim ndonjë problem në këtë drejtim”, këmbënguli Novak.
“Ekuilibri midis prodhimit dhe konsumit ruhet dhe ne, nga ana e qeverisë dhe ministrive përkatëse, po bëjmë gjithçka që kjo të mbetet kështu”, shtoi zyrtari rus.