150 punonjës dhe naftëtarë të kompanisë Bankers Petroleum kanë bojkotuar punën këtë të enjte.
Sipas burimeve, 400 puse nafte janë pa mbikqyrje, për shkak të këtij bojkoti.
Pas protestës që u zhvillua ditën e djeshme, 10 anëtarë të Sindikatës së Hidrokarbureve vendosën të futën në grevë urie.
Naftëtarët kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës, duke pretenduar se prej 10 vitesh kompania Bankers Petroleum nuk ka bërë asnjë ndryshim pozitiv për ta.





