Ervin Karamuço, eksperti i kriminalistikës, ka folur për Now në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhilli mbi hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt. Karamuço ka thënë se mund të jenë bërë përgjime nga Policia e Shtetit dhe te familjarët e Martinajt lidhur me hetimet.
“Ne kemi pasur raste të këtyre 30 viteve ku personi është shpallur i vdekur për efekte pasurore, të tjera e të tjera, por edhe në Azi, jo vetëm në Amerikën Latine, janë zhvilluar hetime nëse është gjallë apo jo. Pra, hetime penale vijojnë. Sa ashtu i binte që të përdorej si mjet. Në vijim të asaj që perifrazuat, autoritetet t’i vënë veshin burgjeve. Janë dhe të përafërta që ka shumë indicie që mund të ndërtojnë një pistë për fatin. Nuk na përkojnë SKY dhe Encro në atë kohë. Ka disa të dhëna indirekte që policia i thotë se grupe ruheshin nga ky dhe më pas këta hoqën rojet. Ecet paralelisht dhe me Lezhën. Ende nuk ka një fakt penal që të vërtetojë nëse është i gjallë dhe i ngjashëm. Nuk di nëse janë përgjuar familjarët, por në disa procesverbale thuhet se janë bërë procedime shteruese,” – tha Karamuço.





