Sipas informacioneve fillestare, 18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte pasur grindje të shpeshta me të ëmën.

Megjithatë, sot, pa asnjë konflikt paraprak, dhe ndërsa po shikonin televizor, 18-vjeçari u ngrit, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, duke bërë që ajo të mbytej për vdekje
Pas krimit, i riu telefonoi vetë policinë dhe pranoi veprën e kryer: “Ejani të më arrestoni,” tha ai.

Policia mbërriti menjëherë, gjeti gruan të vdekur dhe e arrestoi të birin.