Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“DurrësLajm” mëson se nga shpërthimi janë thyer xhamat e apartamentit.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, ndërsa familjarët fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë.





