Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka luajtur të shtunën dhe të dielën pesë ndeshje të vlefshme për javën e katërt. Një javë ku nuk u shënuan surpriza, ndërsa Besëlidhja dhe Apolonia mbeten ekipet e vetme me pikë të plota.

Fitore në kryeqytet për Teutën, e cila mundi Partizanin në “Asllan Rusi” në shifrat 71-75 (22-18, 17-12, 15-23, 17-22). Me pjesën e parë më të mirë për të kuqtë, durrsakët arritën që të përmbysnin në gjysmën e dytë. Kristi Gorea bëri diferencën për Teutën, duke regjistruar 19 pikë, 12 kërcime e 3 asistime. Për Partizani nuk mjaftuan amerikanët Davis (25 pikë, 12 kërcime) dhe Austin (24 pikë).