22-vjeçari Rois Babasi, i arrestuar për plagosjen në ish-Bllok në Tiranë është djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi.

Babasi plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin Gazmir Bushaj pas një konflikti për motive të dobëta.

Të dy ndodhen në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për një femër.

Sherri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një prej lokaleve në zonën e Bllokut.