Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në të njëjtën kohë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare. Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit.
Berisha deklaroi se sipas tij, vendimi i vetëm që mund të marrë Kuvendi është vetëshpërndarja.
“Kërkojmë vetëshpërndarjen dhe shkrirjen e Kuvendit. Ky është i vetmi vendim i drejtë që mund të marrë sot Kuvendi,” u shpreh Berisha.
Ndërkohë, jashtë godinës vijon protesta e qytetarëve, ndërsa Policia e Shtetit ka vendosur masa të forta sigurie, me gardhe metalike dhe forca të shumta policore e të FNSH-së në gatishmëri.





