Pas refuzimit të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i PD do të diskutojë të premten në orën 12:00, në një mbledhje situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.

Mesazhi që u është shpërndarë deputetëve të PD-së

Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.