Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Silvia Bino, shefe e Epidemologjisë së ISHP-së ka konfirmuar sonte lajmin: “Është mirë për momentin, kam folur në telefon”, ka thënë Bino.

Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit dhe po trajtohet me oksigjen.

Pas vendimit të vendosjes së detyrueshme te maskave në ambiente të mbyllura, Bino tha se është një element shumë i domosdoshëm që të mbron nga Covid-i, pasi lidhet me eksperimentet e bëra ditëve të fundit që vërtetuan qëndrimin e tij në ajër.

“Në qoftë se deri më përpara 1 jave ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e pranoi bazuar në disa eksperimente. Ai përhapet nëpërmjet spërklave dhe qëndron në ajër. Fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje“, tha Bino.