Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore ka shkuar në 34.997. 

Sot u regjistruan edhe 162 raste të reja pozitive, duke e çuar totalin nga fillimi i pandemisë në 243.506.

Sakaq, numri i të shëruarve në Itali ishte 575, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 015.