Qeveria ka parashikuar një tjetër rritje të pagave në projektbuxhetin e depozituar këtë të martë në Parlament. Sipas dokumentit, nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, ndërsa në të njëjtën masë do të indeksohet edhe paga maksimale.
Aktualisht, paga maksimale është 176,416 lekë, dhe nga viti i ardhshëm pritet të arrijë në 186,416 lekë.
Sipas të dhënave të administratës tatimore, kjo rritje pritet të ketë një efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit prej rreth 9 miliardë lekësh, nga të cilat 7,6 miliardë lekë do të vijnë nga kontributet shoqërore dhe 1,4 miliardë lekë nga kontributet shëndetësore.





