Mikel Hoxha, i shpallur në kërkim prej 7 vitesh për plagosje me armë zjarri, është ekstraduar drejt vendit tonë nga Mbretëria e Bashkuar.

33 vjeçari është dënuar nga Apeli i Durrësit me 5 vite burg në vitin 2021 pasi plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni në qytetin e Gramshit, ngjarje e ndodhur 6 qershor 2018.

Fillimisht, Mikel Hoxha u dënua në mungesë më 23 prill 2021, me 17 vite burg për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Por togat e zeza të Apelit të Durrësit i ulën dënim në 5 vite duke i ndryshuar akuzat në “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ndodhi përballë komisariatit të policisë në Gramsh, ku nga të shënat mbeti i plagosur Admir Haruni, banor i zonës.

“Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze”, informuan blutë.