Një person i pajetë është gjetur mesditën e kësaj të shtune pranë trasesë së hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin.
Trupin e viktimës e ka pikasur një kalimtar i rastësishëm, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe kanë rrethuar zonën.
Aktualisht po punohet për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se hetimet janë në vijim dhe pritet të ketë më shumë detaje gjatë orëve në vazhdim.





