Orët e gjata të punës, diskriminimi apo dhe komunikimi me kolegët mund të na ndikojë në shëndetin mendor. Ekspertët e ISHP kanë ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese për të tërhequr vëmendjen se janë shumë faktorë që ndikojnë mirëqënien tonë mendore në punë, ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës,
Ekspertët e ISHP-së thonë se duhet të mësojmë të dallojMë shenjat e hershme që tregojnë se ne apo një koleg po përjetojmë probleme të shëndetit mendor në punë.
Por si duhet të sillemi për ti dhënë zgjidhje problemeve të shëndetit mendor në punë ?
“Vetë individi nëse ka ngarkesë në punë duhet ta reduktojë këtë gjë, që janë bisedat telefonike, emailet, komunikimet të jenë brenda orarit të punës, të thotë “jo” kur kjo gjë shkon përtej energjisë që individi ka”, thekson Andia Meksi, specialiste ISHP.
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se stresi është një përgjigje natyrale e trupit, që na ndihmon të përballemi me sfidat e përditshme por, shumë stres mund të shkaktojë probleme fizike dhe mendore.





