Të paktën 37 persona humbën jetën të mërkurën në mëngjes dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një autobus ra nga një shkëmb në lagjen Ocona të Arequipas, në Perunë jugore. Midis viktimave ishin 36 persona që vdiqën në vendngjarje dhe një person tjetër që vdiq në spital. 

Autobusi u përplas me një kamionetë dhe doli nga rruga, duke rënë në një përrua, tha Oporto në një intervistë televizive. Qeveria e Arequipas raportoi në mediat sociale se 26 persona të plagosur morën trajtim mjekësor, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë./