Asnjë nuk është imun kur bëhet fjalë për dhimbjet e kokës. Mjekët specialist thonë se ato prekin të gjitha moshat përfshirë edhe fëmijët.
Disa dhimbje koke janë kalimtare dhe të parëndësishme e disa të tjera fshihen pas sëmundjeve deri vdekjeprurëse. Neurologët, thonë se një nga shkaktarët kryesor të kokëdhimbjes është stili i jetesës.
“Pandemia e covid dhe vetë virusi shtoi radhët e pacientëve që ankohehin për dhimbje koke, por sëfundmi situata ka ndryshuar”, është shprehur neurologia e QSUNT, Entela Basha.
“Mjekët neurolog rekomandojnë që ti jepet rëndësi cdo dhimbje koke. Ata kërkojnë që të merret qetësues sapo dhimbja nis dhe më pas të monitorohet ecuria e saj për tja referuar të gjitha shenjat specialistit”, theksoi më tej neurologia. /EuronewsAlbania





