Na ka ndodhur të gjithëve, më shpesh sesa duam ta pranojmë: gjithçka po shkon perfekt, biseda rrjedh, kimia është aty, takimet duken si të shkëputura nga një film romantik… dhe papritur, heshtje.

Personi zhduket. Asnjë mesazh. Asnjë shpjegim. Asnjë gjurmë.

Kjo sjellje tashmë ka marrë emër: ghosting, pra ndërprerja e menjëhershme e çdo komunikimi pa paralajmërim.

Edhe pse është bërë pjesë e realitetit tonë modern në lidhje, astrologjia thotë se disa shenja kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa të tjerët.

Sipas astrologëve, këto 5 shenja të zodiakut mbajnë rekordin për t’u “zhdukur” pikërisht në momentin kur marrëdhënia fillon të marrë hov. Jo se janë të këqinj, por sepse emocionet e forta, frika e refuzimit ose nevoja për liri i shtyjnë të largohen përpara se të lëndohen.

Rihapet dosja e turizmit makabër “Sarajevo safari”: Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzohet për pjesëmarrje në pozicionet e snajperëve/ Të pasurit paguanin për të vrarë civilë boshnjakë, me çmim më të lartë për fëmijët

1. Binjakët – mjeshtrat e zhdukjes së papritur

Me Binjakët gjithçka nis në mënyrë magjike: biseda të gjata, energji, humor dhe një ndjenjë sikur jeni të lidhur telepatikisht. Por kur marrëdhënia thellohet, te Binjaku ndizet alarmi i brendshëm.

Të sunduar nga Merkuri, ata duan komunikimin por kanë frikë nga intensiteti emocional. Në momentin kur gjërat bëhen shumë serioze, Binjaku shpesh zhduket për të ruajtur lirinë e tij – edhe nëse në fakt është i interesuar.

2. Akrepi – zhduket për t’i mbijetuar dhimbjes

Akrepi nuk bën ghosting nga indiferenca. Përkundrazi, shpesh zhduket sepse ndjen shumë.

Nëse Akrepi ndihet tradhtuar, i zhgënjyer apo tepër i ekspozuar emocionalisht, reagimi i parë është të ndërpresë çdo kontakt. Për të, kjo është një formë vetëmbrojtjeje: nëse largohet i pari, nuk mund të braktiset.

3. Shigjetari – liria mbi gjithçka

Shigjetari është shenja e aventurës. Ata hyjnë në fillim të një lidhjeje me pasion, energji dhe buzëqeshje. Por kur marrëdhënia nis të kërkojë stabilitet, ata ndihen të kufizuar.

Pikërisht atëherë vjen zhdukja. Jo sepse nuk kanë ndjenja, por sepse e urren rutinën. Për Shigjetarin, çdo kapitull ka një afat; kur mbaron, ai ecën përpara pa shpjegime.

4. Peshqit – romantikët që ikin nga frika

Peshqit janë ëndërrimtarë dhe shumë emocionalë. Jetojnë gjithçka me intensitet të madh, por kur e ndiejnë se “përralla po mbaron”, fillojnë të tërhiqen në heshtje.

Ghosting-un e tyre e shoqërojnë me:

mesazhe të paqarta
justifikime të mjegullta
premtime të pambajtura

Nuk e bëjnë nga egoizmi, por sepse nuk përballojnë dot konfliktin dhe kanë frikë të lëndohen të parët.

5. Ujori – kampioni i zhdukjes së ftohtë

Ujorët vlerësojnë pavarësinë mbi çdo gjë. Ata janë shpesh emocionalisht të rezervuar dhe kur ndihen të “mbytur” nga ndjenjat e dikujt tjetër, reagimi i tyre është të shkëputen menjëherë.

Për Ujorin, zhdukja është mënyra më e thjeshtë për të rifituar hapësirën e tij. Nën këtë sjellje nuk fshihet mungesë interesi, por frika për të treguar dobësi.