Hulumtimet e eja kanë konfirmuar se macet kanë një preferencë kur bëhet fjalë për përdorimin e putrës së majtë ose të djathtë, njësoj si njerëzit me dorën e majtë dhe të djathtë, sipas “Science Alert”.
Duket se ekziston edhe një lidhje gjinore. Sipas studimit të ri, macet preferojnë të përdorin putrën e djathtë për të marrë një kafshatë të shijshme ushqimi ose për të zbritur shkallët, ndërsa maçokët preferojnë të përdorin putrën e majtë.
Sipas ekipit të Universitetit Queen’s, në Belfast në Britaninë e Madhe – tregohet se kjo preferencë lidhet me strukturat e trurit të miqve tanë me gëzof.
Ndryshe nga studimet e mëparshme mbi preferencën e përdorimit të putrave, të cilat u kryen në kushte laboratorike të kontrolluara, kjo analizë u zhvillua në shtëpitë e vetë maceve ndërsa ato kryenin detyra të përditshme, duke analizuar gjithsej 24 maçokë dhe 20 mace.
Ashtu si njerëzit, macet mund të përdorin më shumë putrat e djathta ose të jenë mëngjarashe.
Hulumtimet tregojnë se maçokët kanë më shumë gjasa të jenë mëngjarashë, ndërsa macet kanë tendencë të përdorin putrat e djathta.
Megjithatë, disa mace janë ambidekstra dhe i përdorin të dyja putrat në mënyrë të barabartë.
Sipas studimit ekziston një ndryshim individual brenda gjinive.
Çdo mace tenton të favorizojë më shumë njërën putër për aktivitete si, ngrënia e ushqimit, kujdesi ose kapërcimi i pengesave.
Një model i dukshëm i vërejtur në studime është se maçokët kanë më shumë gjasa të favorizojnë putrën e tyre të majtë, dhe macet kanë më shumë gjasa të favorizojnë të djathtën.
Macet ambidekstra i përdorin të dyja putrat me aftësi të barabartë.
Preferenca e përdorimit të putrave është e lidhur me lateralizimin e trurit, e ngjashme me mënyrën se si dora tek njerëzit është e lidhur me strukturën dhe funksionin e trurit.
Këto janë një tregues – se sa mirë kafshët shtëpiake mund t’i përgjigjen stresit, pasi ana e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit dhe anasjelltas.
“Kafshët mëngjarashe, të cilat mbështeten më shumë në hemisferën e tyre të djathtë për përpunimin e informacionit, kanë tendencë të shfaqin reagime më të forta ndaj frikës, shpërthime agresive dhe përballojnë më keq situatat stresuese – sesa kafshët që përdorin më shumë gjymtyrët e djathtë dhe mbështeten më shumë në hemisferën e tyre të majtë.
Macet dhe maçokët ishin sterilizuar dhe kastruar para se të fillonin eksperimentet, por studiuesit nuk i përjashtojnë hormonet – si arsye pse disa mace e vënë putrën e majtë përpara dhe disa të tjera të djathtën.





