Peshëngritësja e Teutës, Arjeta Rade, zhvilloi një garë pozitive në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke fituar tre medalje argjendi.
Rade, garoi në peshën 86+ kg, ku morën pjesë në total vetëm dy sportiste së bashku me shtangisten durrsake.
Ajo realizoi me sukses dy provat e para në stilin e shkëputjes me 70 kg dhe 75 kg, ndërsa dështoi në tentativën e tretë me 80 kg, megjithatë kishte siguruar zonën e medaljes.
Edhe në stilin e shtytjes, Rade e nisi shumë mirë, duke ngritur 90 kg dhe 95 kg, por nuk arriti të realizojë provën e fundit me 100 kg.









