Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij Orinda Huta kanë ndarë së fundmi një histori mjaft personale të tyre, teksa rrëfyen se si këngëtarja pësoi abort spontan gjatë shtatzënisë së parë.
Çifti tregon se gjithçka ndodhi në javën e 11-të të shtatzënisë, kur Orinda i shkroi Turit mesazhin tronditës: “Bebit nuk i rreh më zemra.”
Moderatori rrëfeu se ajo ditë ka qenë një nga më të rëndat e jetës së tij, teksa u shpreh se më parë nuk ishte përballur me humbje të tjera në jetën e tij, përveç se kur baba ii tij i kishte ndërruar jetë:
“Unë të vetmen humbje në jetë kam pasur babin, dhe përtej injorancës dhe mosdijes së një mashkulli, aty kuptova pafuqinë që ‘s’ke në dorë gjë ti’. Për herë të parë nuk dija çfarë të të thoja ty,” iu drejtua ai Orindës në podcastin e saj “Mam”.
Ndër të tjera ai rrëfeu se Orinda, pavarësisht dhimbjes, u tregua e fortë dhe e qetë, duke i thënë pak ditë pas ngjarjes: “Jo Turjan kjo gjëja është normale, është një proces normal.”





