Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, pasi iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e së hënës, duke sjellë menjëherë vëmendje dhe kureshtje nga publiku. Këngëtarja, e cila njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, ka ndarë së fundmi një detaj personal që i ka surprizuar të gjithë.

Gjatë një bisede të sinqertë me banorët në oborr, Fjolla tregoi se nuk e kishte njoftuar vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në Big Brother. Ajo rrëfeu se hyrja në format ka qenë një vendim i paplanifikuar deri në momentin e fundit, ndaj edhe zgjodhi të mos i tregonte.

“Të madhes nuk i kam treguar hiç… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo para banorëve.

Fjolla shtoi se vajza e madhe është shumë e lidhur me të, ndaj ajo nuk dëshironte ta shqetësonte pa qenë plotësisht e vendosur për hyrjen. Ndërkohë, këngëtarja foli edhe për raportin e ngrohtë që ka me vajzën e vogël, duke theksuar se për të dyja përpiqet të jetë një nënë e përkushtuar pavarësisht angazhimeve në karrierë.

Hyrja e saj në BBVK4 pritet të sjellë dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa publiku po pret të shohë se si do të ndikojë prezenca e saj në lojë dhe në raportet me banorët e tjerë.