Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin ndodhej u përfshi nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe sqarimin e situatës.