Një britanik që luftoi në Ukrainë është dënuar nga autoritetet ruse me 13 vjet në një burg të sigurisë maksimale. Hayden Davis është një ish-ushtar britanik të cilin Rusia e ka përshkruar si mercenar.

Ai u arrestua në Donbas të Ukrainës në fund të vitit 2024, fillim të vitit 2025 ndërsa shërbente në legjionin e të huajve. Ai u gjykua në një gjykatë të kontrolluar nga Rusia në qytetin e Donetskut të pushtuar nga Moska.

Në një deklaratë, prokurorët rusë thanë se Davis iu bashkua ushtrisë ukrainase në gusht 2024 dhe mori pjesë në operacione ushtarake kundër forcave të armatosura ruse në Donetsk.

Kur u pyet nëse po e pranonte fajësinë, ai tha “po” dhe tundi kokën. Ai është britaniku i parë që dënohet nga Rusia gjatë luftës në Ukrainë. Ministria e Jashtme Britanike tha se e dënoi me forcë dënimin, i cili u bë mbi akuza të rreme dhe shtoi se ai ishte rob lufte.