Mëngjeset e dhjetorit nuk sjellin vetëm të ftohtin, por edhe aromën e festave dhe ëmbëlsirave tradicionale. Mes tyre, biskotat e shkrifëta me gjalpë dhe limon mbeten një nga zgjedhjet më të preferuara për tryezat e Krishtlindjes.

Të njohura edhe si Biskotat Albert, këto biskota me origjinë daneze dallohen për shijen e balancuar mes së ëmblës dhe freskisë së limonit. Ato shoqërohen zakonisht me një salcë të bardhë limoni, që u jep një aromë të lehtë dhe festive.

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 250 g sheqer
  • 125 g gjalpë
  • 500 g miell
  • 110 g niseshte
  • Vanilje
  • 3 lugë çaji fryrës për ëmbëlsira

Për dekorin:

  • Sheqer pluhur
  • Lëng limoni

Përgatitja

Në një enë të thellë rrihni vezët me sheqerin, më pas shtoni gradualisht gjalpin e zbutur. Bashkoni miellin, niseshtenë dhe fryrësin, duke i përzier me lugë druri derisa të formohet brumi.

Mbulojeni brumin dhe lëreni të pushojë në frigorifer për rreth një orë. Më pas hapeni në një petë rreth 1 cm të trashë dhe priteni me format e dëshiruara. Vendosini biskotat në një tavë me letër pjekjeje dhe piqini në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20 minuta.

Pasi të ftohen, zbukurojini me salcën e përgatitur nga përzierja e sheqerit pluhur me lëng limoni. Biskotat janë gati për t’u shijuar, ideale për ditët festive të dhjetorit.