Gjimnastika brazilane qan Isabelle Marciniak që humbi jetën në moshën 18 vjeçare për shkak të limfomës së Hodgkin.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga Federata e Gjimnastikës së Paranà me 18 vjeçaren që nuk mundi dot të fitojë betejën ndaj kancerit.

Federata e Gjimnastikës në Brazil shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një prej gjimnasteve premtuese më të mira në gjimnastikën ritmike. ‘Shpresojmë që historia e saj, pasioni i saj për sportin dhe kujtimi i saj të vazhdojë të jetojë si burim frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te gjimnastika si një instrument formimi njerëzor dhe transformimi-lexohet në një postim te Federatës në rrjetet sociale.

Edhe pse në një moshë shumë të re, Isabelle Marciniak kishte fituar disa tituj në nivele të larta: në 2021 u shpall kampione e Brazilit në gjimnastikën ritmike në garimin individual. Po këtë vit fitoi medaljen e artë në ushtrimet me top dhe mendaljen e argjendtë në ushtrimet me fjongo. Pavarësisht sëmundjes së saj, Isabelle vazhdoi të jetë një pikë referimi për skuadrën e saj që në 2023 fitoi titullin në trio të Paranaense përpara se të ndalej për të përballuar kurën onkologjike.