Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në rrugën e re të Portit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth moshës 55–60 vjeç. Ai ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.