Udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur në një deklaratë udhëheqësi iranian tha se Trump i cili gjykon me arrogancë të gjithë botën, duhet ta dijë se tiranët dhe udhëheqësit arrogantë në histori, si Faraoni, Mohammad Reza Pahlavi dhe sundimtarë të tjerë të ngjashëm, u rrëzuan pikërisht në momentin kur ishin në kulmin e arrogancës së tyre.

Duke iu referuar incidenteve që ndodhën natën e kaluar në Teheran dhe qytete të tjera, ai pretendoi se grupe njerëzish “me qëllim shkatërrimin” shkaktuan dëme në ndërtesa në vendin e tyre, duke synuar të kënaqnin presidentin amerikan dhe ta falënderonin atë.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se në luftën 12-ditore, më shumë se 1,000 qytetarë iranianë u martirizuan dhe se presidenti amerikan deklaroi se ai vetë dha urdhrin. Sipas tij, në këtë mënyrë ai pranoi se gjaku i iranianëve është në duart e tij, ndërsa sot ai duket se deklaron se qëndron pranë popullit iranian.

Ai theksoi gjithashtu se Republika Islamike e Iranit, e cila u themelua me sakrificën e qindra mijëra njerëzve, nuk do të tërhiqet përballë atyre që shkaktojnë shkatërrim dhe se populli iranian nuk do të tolerojëmercenarë të forcave të huaja.