Serbia ka arritur numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e epidemisë së Covid-19 në mars. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 13 viktima duke e çuar numrin total të të vdekurve në 330. Ndërkohë numri i infektimeve të reja në 24 orët e fundit ka qenë 299 persona. Një rritje të ndjeshme ka shënuar edhe numri i pacientëve në terapi intensive me ndihmën e aspiratorëve, që sot ka arritur në 110.

Në 18 lokalitete përfshirë edhe kryeqyteetin Beograd është vendosur gjendja e emergjencës, ndërsa vendet në spitale thuajse janë të mbushur, duke bërë që për rastet jo shumë të rënda të përdoren ambjente të tjera provizore. Autoritetet kanë vendosur sërish masa shtrënguese duke reduktuar oraret e bareve dhe restoranteve deri në 23;00. Sot kanë mbërritur nga Kina edhe ndihma me pajisje mjekësore.