Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë” dhe “Shefit të Komisariatit” në disa drejtorive dhe komisariate të vendit, me qëllim promovimin e personelit me aftësi të larta, integritet dhe rezultate profesionale.

Në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm, konkurset janë hapur për pozicionet e mëposhtme:

-Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit të drejtorit aktual në një DVP tjetër.

-Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas shkarkimit nga detyra të punonjësit të përzgjedhur më parë.

Faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 22 janar 2026.

Për sa i përket pozicioneve të shefave të komisariateve, thirrjet janë hapur për:

-Komisariati i Policisë Fier dhe Lushnjë (DVP Fier)

-Komisariati i Policisë Kavajë (DVP Durrës)

-Komisariati i Policisë Kolonjë (DVP Korçë)

-Komisariati i Policisë Mat dhe Bulqizë (DVP Dibër)

Shkaku i këtyre konkurseve është kryesisht transferimi i shefave aktualë ose ndërprerja e marrëdhënieve të punës, ndërsa faza e aplikimeve për këto pozicione do të mbyllet më 23 janar 2026.