Dy nga banoret e Big Brother VIP, Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme.
Ato kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Brikena është shprehur se Ina është futur në Big Brother VIP vetëm për pak famë.
Ina i është kthyer ashpër, duke e akuzuar se vetë ajo ka ardhur për të gjetur një tjetër sponsor për ti paguar Miss-in.
Pjesë nga debati:
Brikena: Çfarë nuk bën për një copë famë.
Ina: Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in.
Brikena: Nuk më nxjerr nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua.





