Marrëdhënia mes Mirit dhe Selin, e cila ka qenë kryefjala e këtij edicioni të “Big Brother VIP 5”, duket se ka pësuar një krisje të fortë.
Miri ka shpërthyer në akuza ndaj partneres së tij në lojë, duke e fajësuar se është bërë palë me të tjerët për ta goditur dhe dobësuar atë.
Molla e sherrit duket se ka qenë largimi i tij nga krevati i përbashkët, një moment që sipas Mirit, Selin e ka shfrytëzuar kundër tij.
“Ti u bëre pjesë e një komploti që e shfrytëzuat kur unë ika nga krevati. Prandaj doje ti që të ikja unë nga krevati që t’i binit Mirit?” i tha ai me tone të ashpra.
Pasi Selin e pohoi me ironi këtë gjë, Miri nuk i ka kursyer fjalët, duke vënë në dyshim sinqeritetin dhe karakterin e saj.
“Epo unë me atë që dua e dua deri në fund, nuk jam si puna jote që shkon njëherë këtej njëherë andej. Kush je ti? Ti çfarë do nga mua? Ke ndonjë interes te unë? Përjashtë, pozicionim? Jashtë edhe mos më fol më me gojë,” shpërtheu ai.
Në fund, Miri i kujtoi asaj se pavarësisht debateve për krevatin, ajo duhet t’i qëndrojë në krah për shkak të mbështetjes që ai i ka dhënë kur ajo kishte nevojë.
“Krevati iku por unë e kam në krah atë sepse më ka mbrojtur atëherë kur duhet,” përfundoi ai.





