Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në podkastin “Flasim” tha se SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, por sipas tij ka një pezullim të përkohshëm.

Gjithashtu nënvizoi se kjo është një politikë e administratës së Trump që ka të bëjë me pezullim të përkohshëm të leje të punës dhe jo vizave në Amerikë.

“Kam edhe dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë apo jetojnë të hedhurin përpjetë dhe i shtuan edhe një hedhje të radhës, dezinformim, çoroditje të opinionit publik duke thënë se Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë, kjo është e pavërtetë. SHBA nuk ka ndaluar vizat për Shqipërinë, administrata aktuale, nën orientimin e qartë ka vendosur që për 75 vende të botës, disa vende të Ballkanit ku përfshihet edhe Kosova të bëjnë pezullim të përkohshëm sa i përket lejeve të punës, jo vizave në Amerikë, por lejeve të qëndrimit për punë, pasi Kanë vënë re fenomenin e marrjes së vizës për turizëm dhe për biznes dhe më pas kanë vënë re mosrespektimin e afate. Pra nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ata që u thanë dhe hidhen përpjetë”, tha ai.