Mbrëmjen e shkuar, spektakli i “Big Brother VIP Albania 5” u mbyll si çdo herë tjetër, vetëm me një prej shprehjeve të Ledionit. Edhe pse emisioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit nuk pati asnjë urim nga ana e tij për vajzën e datëlindjes.

Ndryshe nga viti i shkuar, ku ai nuk e kurseu një postim plot fjalë të ëmbla ndaj së shoqes, këtë vit, të paktën deri tani nuk na kanë zënë sytë asnjë postim dedikuar Sarës.

Kjo, nuk është hera e parë që dyshja konfirmon zërat që qarkullojnë rreth tyre. Në eventin e përvjetorit të 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, në sy ra menjëherë mungesa e Ledion Liços. Sara Hoxha u shfaq vetëm nën shoqërinë e së motrës, Lori Hoxha dhe partnerit të saj.

Në verën e këtij viti, filluan të qarkullojnë lajme se Sara Hoxha dhe Ledion Liço po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Në shtator, Ledioni postoi një foto bardh e zi të vetes, duke i shtyrë komentuesit të mendojnë se pasqyronte gjendjen e tij emocionale pas aludimeve për një ndarje nga Sara.

Puna krah njëri-tjetrit gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 5”, mbase nuk e ka përmirësuar marrëdhënien mes tyre.

Historia e dashurisë së Sarës e Ledionit daton që 11 vite më parë, me një martesë të kurorëzuar në vitin 2018 me një dasmë në Itali. Dyshja kanë tre fëmijë së bashku.