Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç e njohim ndryshe me emrin Fifi, ka folur së fundmi për një prej miqve të saj, këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi, i cili prej disa vitesh tashmë është larguar nga skena.
Në një intervistë, ajo është shprehur se nuk ka asnjë informacion lidhur me të, se si është apo se ku ndodhet, pasi ai i ka bllokuar komunikimin, duke lënë të kuptohet që miqësia e tyre është përçarë.
Fifi tha se ka tentuar të flasë me të, por përgjigjet që ka marrë nuk i kanë pëlqyer, ose kanë dalë jo të vërteta.
“Unë nuk e di, as çfarë bën Flori, as si është Flori, nuk kam informacion. Kam pyetur, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqyer, ca përgjigje të tjera më kanë lënë kështu si neutral, por unë pa fol me të, nuk i besoj asnjërit. Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta dhe dalin të mos kenë qenë ashtu”, tha Fifi te Grida Duma Podcast.

Ndër të tjera, ajo tha se pavarësisht të gjithave, Flori Mumajesi do të jetë përjetësisht muza e saj artistike.
“Flori do jetë përjetësisht muza jeme artistike. Unë, nuk është se dua të flas veç në intervista me të, i kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse. Por, unë uroj shumë që ai të jetë mirë. E uroj jashtëzakonisht shumë”, tha ajo, ndërsa shtoi se “jo vetëm muzika, por dhe ai si njeri, lum ata që e kanë pasur rastin të rrinë me të”.
Ajo theksoi se ai është i zhgënjyer nga mosmarrja mbrapsh e asaj që ka dhënë në industri.
“Është dhënës dhe është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, përfundoi Fifi.





