Për bebat tuaj gjithmonë dëshironi më të mirën, por kur më e mira vjen me produktet Neno, të punuara me 100% lesh Merino, ato kthehen në zgjidhjen perfekte për të vegjlit tuaj.

Ezmerina Kasa prej vitesh njihet në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar si një artizane mjaft e zonja e kreative për veshjet me dizajn mjaft origjinal, por muajt e fundit fokusi i punës së saj kanë qenë bebet.

Ideja i lindi duke komunikuar shpesh me nëna të reja, që kërkonin produkte artizanale për bebat e tyre të lindur parakohe dhe tashmë ajo është materializuar pikërisht në këtë koleksion mjaft cilësor.

“Leshi i deles Merino është tepër i veçantë, sepse ai merret nga barku i deles, sidomos për pjesën e fëmijëve, në këtë pjesë të trupit të deles leshi është shumë  më i butë. Është mjaft e rëndësishme që në leshi, në përfundim të veshjes të mos dalë veshje e rëndë në peshë, nevojitet një fibër sa më e butë dhe e hollë. Përveç kësaj, ky lesh është i certifikuar nga OECO – TEX mga 100 substanca që janë të testuara për të mos qenë alergjike”,- thotë Kasa për “DurrësLajm”.

Duke qenë një termorregullues natyral i temperaturës së bebit tuaj, leshi Merino është zgjedhja perfekte jo vetëm për stinën e ftohtë.

Fijet e Merinos krijojnë një shtresë ajri që funksionon si një “inkubator natyral”, duke e ndihmuar bebin në rritjen e tij.

“Të ketë freski në kohën e verës dhe në dimër të ketë ngrohtësi. Kjo bën që përveçse trupi mban një temperaturë konstante nuk i merr foshnjave energjinë, që kanë të nevojshme për rritjen”,- thotë artizania duarartë.

Gjatë kësaj periudhe, Ezmerina ka mbajtur kontakte të vazhdueshme, sidomos me mjekë pediatër, për të realizuar produktet e duhura, që i nevojiten një bebeje të lindur para kohe.

“Sipas shumë kërkimeve që më është dashur të bëj, duke folur edhe me mjekë, ajo çfarë duhet të ketë kujdes një nënë apo një prind për fëmijën e tij, sidomos kur është prematurë është të ruajë temperaturën e kokës, të këmbëve, dhe të kraharorit. Prandaj kam menduar që të sjell batanije, dy modele të ndryshme kapuçësh dhe dy modele të ndryshme çorapësh dhe papuçesh.

Por ky koleksion nuk është vetëm për bebet e porsalinduara. Për t’u njohur me gamën e larmishme të koleksionit apo për të kontaktuar me vetë artizanen Ezmerina Kasa për porositë brenda apo jashtë vendit, mjafton të hapni website-n ose të shkoni në llogarinë e instagramit neno_albania.

“Është website www.neno.al. Në website është dhe një numër kontakti, për çfarëdolloj informacioni, pyetjeje, që mund të kenë prindërit dhe unë patjetër që do t’ju kthej përgjigje.”

Leshi Merino është ekstrafino (19 mikron) dhe jashtëzakonisht i butë, i pastër dhe hipoalergjik, ideal për lëkurën më delikate.

Neno është zgjedhja e menduar mirë, për fillime të sigurta.

M.B.