Donald Trump thotë se vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë Groenlandën nga rreziqet që e kanosin si Kina dhe Rusia.
Trump, në një fjalim nga Forumi i Davos, theksoi se Danimarka e ka treguar se nuk mund ta mbrojë ishullin kur ra nën pushtimin gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Sipas tij, SHBA asokohe e mbrojti dhe se që prej atëherë do të duhej ta kishte marrë nën zotërimin e saj.
“Çdo vend duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të siguruar Groenlandën siç e bën Amerika. Ne jemi një fuqi e madhe. Kemi treguar në luftë e dytë botërore kur Danimarka ra në ushtimin gjerman dhe nuk mund të mbronte dot as veten. SHBA të detyruara dërgoi forcat e saj në Groenlandë dhe fituam. Nuk patëm më shans që ta merrnim.”, tha Trump, duke shtuar se tanimë SHBA duhet ta marrë ishullin.





