Partia Demokratike ka reaguar lidhur me seancën e së enjtes në Parlament, që do të mbahet për të ratifikuar “Marrëveshjen e Pranit të Shqipërisë në Bordin e Paqes”.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD bën me dije se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga kreu i Kuvendit lidhur me zhvillimin e kësaj seance.
“Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar për t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e radhës është planifikuar për tu zhvilluar në datën 27 Janar.
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se sipas pikës 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.





