Mbrëmjen e djeshme u rikthye për herë të parë zinxhiri i shpëtimit në Prime-n e “Big Brother VIP 5”. I pari që e nisi zinxhirin ishte Mateo, i cili ishte më i votuari nga publiku për t’i shpëtuar një televotimi që u hap mbrëmë gjatë spektaklit.
Kur u shpëtua Greta, ajo i habiti të gjithë që sërish nuk zgjodhi Selin por Kristin. Banorja në Dhomën e Rrëfimit është shprehur se zinxhirin nuk e pritën mirë.
Ajo shton se Selin nuk e afron dhe që qëndron më shumë me Mirin se sa me të. Greta vijon duke thënë se Miri i kalon pak limitet, por që Selin i vjen mirë pasi do që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Zinxhirin nuk e pritën shumë mirë. Selina nuk më afron, shpenzon më shumë kohë të ditës me Mirin se sa me mua. Miri e kalon pak limitin, domethënë, le të nënkuptojë shumë gjëra.
Normale Selinës i vjen mirë sepse thotë se unë dua të rri sa më gjatë këtu. ‘Janë çift’ dhe është parë sepse nuk do t’ia dijë, mjafton që të dalë në Prime. Kjo është”, ka thënë Greta te Dhoma e Rrëfimit





