Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Ai është shprehur se partia e tyre ka shumë probleme, ndër to edhe fakti që shumë demokratë që mbajnë fjalën në ‘Foltoret’ e opozitës janë ‘tapë të pirë’ dhe nuk dinë çfarë flasin.

“Partia jonë ka shumë probleme. Ne duhet të bëjmë një takim tjetër pa kamera, sepse unë jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten në shtëpi, jo në sytë e botës. Në çdo të hënë bëhen foltoret para Kryeministrisë dhe pjesëmarrja nuk është e kënaqshme. Problem nuk është që njerëzit kanë frikë, por problemi është që ata nuk duan. Ata që dalin tek foltoret aty nuk janë të denjë, sepse ai që del aty nuk është për veten, por për Partinë Demokratike.

Ata që dalin aty dhe flasin kuturu, madje disa kanë qenë edhe tapë dhe ju merret goja kur flasin dhe kjo na dëmton të gjithëve. Dëmtimi i imazhit publik na dëmton ne të gjithëve”, u shpreh i riu.