Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, autoritetet kanë nisur zbatimin e masave të shtuara të sigurisë rreth godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Pak çaste më parë janë vendosur barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie përpara hyrjeve kryesore të institucionit.

Siç shihet dhe nga video e siguruar nga “Ora News”,  kryeministri Edi Rama është parë të largohet nga zyra e tij, në një kohë kur përgatitjet për protestën e nesërme kanë hyrë në fazën përfundimtare.