Një kontabilist 63-vjeçar, Pasquale Calzone, vrau gruan e tij, Assunta Currà, 55 vjeçe, me disa të shtëna me armë zjarri dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë.
Ngjarja tragjike ndodhi në Mileto, në provincën e Vibo Valentia në Itali, ndërsa raportohet se çifti ishte ndarë prej rreth një viti.
Sipas raportimeve, vrasja dhe vetëvrasja ndodhën brenda shtëpisë së burrit dhe sipas hetimeve fillestare të Karabinierëve dyshohet se ka vrarë gruan gjatë një grindjeje lidhur me ndarjen e tyre, duke përdorur një armë të cilën e mbante ligjërisht.





