Mbeten vetëm pak minuta nga nisja e protestës kombëtare të PD. Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Është vendosur tashmë kordoni policor para Kryeministrisë, të organizuar në vetëm një rresht me efektivë.

Për protestën e sotme janë të mobilizuar 1350 efektivë.

Opozita proteston duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku.