Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se 99% e rasteve me koronavirus në SHBA janë të “padëmshme”, pas rritjes së rasteve.
Sipas mediave të huaja, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se strategjia e tij për trajtimin e COVID-19, po ecën mirë, përkundër faktit që disa shtete raportuan rritje rekorde të rasteve.
Ai më herët e kishte quajtur virusin si “sëmundje të tmerrshme e ardhur nga Kina”, dhe i kishte thënë Pekinit se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërthim global.
Trump potencoi se SHBA-ja ka testuar pothuajse 40 milionë njerëz dhe shtoi se 99% e rasteve janë plotësisht të padëmshme.





