Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë prej 100% ndaj mallrave kanadeze nëse Kanadaja arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.

“Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të goditet menjëherë me një tarifë 100% ndaj të gjitha mallrave dhe produkteve kanadeze që hyjnë në SHBA,” shkroi Trump në Truth Social.

Nuk është e qartë se për cilën marrëveshje i referohet Trump në postimin e tij në rrjetet sociale. Javën e kaluar, kryeministri i Kanadasë, Carney, shpalli një “partneritet strategjik” me Kinën dhe ra dakord për uljen e tarifave.

Në atë kohë, Trump e quajti këtë hap “një gjë të mirë”. Megjithatë, tensionet mes SHBA-së dhe Kanadasë janë rritur ditët e fundit, pasi Carney deklaroi në një fjalim në Davos se rendi botëror i udhëhequr nga SHBA-ja ishte tronditur.